Pjesëmarrja Në konferencë mund të paraqesin punimet e tyre në përputhje me tematikën përkatëse stafi akademik i Universitetit të Tiranës, i Institucioneve Partnere të tij dhe studentët e shkollave të doktoraturës. Të gjitha punimet duhet të pasqyrojnë arritje dhe rezultate të pabotuara më parë.
Regjistrimi dhe dorëzimi i abstrakteve
Abstrakti duhet dorëzuar në dy variante, shqip dhe anglisht. Të dy abstraktet duhet të jenë të përfshirë në një dokument të vetëm word. Modelin e abstraktit (rigorozisht vetëm 1 faqe) mund ta shkarkoni ketu.
Regjistrimi KSNTEK 2017 financohet nga fondet e Universitetit të Tiranës. Regjistrimi në konferencë është pa pagesë. Çdo autor i parë pjesëmarrës do të marrë në ditën e konferencës programin e konferencës dhe librin e abstrakteve. Ju lutem regjistrojuni në linkun këtu. |